Deri më tani është e ditur se vetëm në Tetovë ekziston Këshilli nismëtar, i cili do t’i organizoj protestat kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike, ndërkohë protesta e paralajmëruar për në Shkup, organizohet për rrjeteve sociale. Protesta në Tetovë është caktuar të mbahet në sheshin “Iliria”, ndërkohë ajo në Shkup, në Parkun e Çairit
Omer XHAFERI
Shkup, 3 gusht – Përpos peticionit onlajn, i cili po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut kundër vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetik për shtrenjtimin e rrymës, lidhur me këtë vendim për ditën e enjte është caktuar në Shkup e Tetovë protestë qytetare, shkruan gazeta KOHA. Deri më tani është e ditur se vetëm në Tetovë ekziston Këshilli nismëtar, i cili do t’i organizoj protestat kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike, ndërkohë protesta e paralajmëruar për në Shkup, organizohet për rrjeteve sociale. Protesta në Tetovë është caktuar të mbahet në sheshin “Iliria”, ndërkohë ajo në Shkup, në Parkun e Çairit.
Thirrjes për protestë i është bashkangjitur edhe aktivisti nga Tetova, Arianit Xhaferi, i cili për gazetën KOHA, thotë se protesta në Tetovë do të mbahet me qëllim për të kundërshtuar vendimin e KRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për shumë çështje tjera lidhur me çështjen e energjisë elektrike. “Për të reaguar ndaj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatori, për të kërkuar zhbërjen e KRrE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke e dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, për të kërkuar krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”, thotë Xhaferi.
Ndërkohë, ai u ka apeluar qytetarëve që të reagojnë dhe t’i përkrahin këto kërkesa, të cilat janë përpiluar për të zgjidhur këtë problematikë. Vendimi i KRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike ngjalli reagime të shumta si nga qytetarët, po ashtu edhe nga organizatat jo qeveritare, dhe një pjesë e spektrit politik. Revolta qytetare e shprehur kryesisht përmes rrjeteve sociale nxjerr në pah raste të ndryshme të problemeve, të cilat qytetarët i kanë me pagesat e faturave të larta për rrymën e harxhuar. Aktivistë të ndryshëm përfshi edhe profesorë universitar pas vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, publikuan të dhëna nga EUROSTATI, të cilët tregojnë se Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë, janë në maje të shteteve në Evropë që paguajnë rrymë më të shtrenjtë. Sipas të dhënave të kësaj organizate evropiane, në Maqedoninë e Veriut një MWh kushton 20 për qind e rrogës mesatare në vend, e cila muajin e kaluar ka arritur deri ne 26.390 denarë.
Rritjen e papunësisë, të cilët e ka shkaktuar pandemia me Kovid-19 edhe tepër i ka thelluar problemet social në vend. Kështu që rritja e energjisë elektrike nga KRrE, në kohë krize globale, për shumë qytetarë është e papranuar. Nga ana tjetër, shumë shtete të BE-së, me qëllim e zbutjen e pasojave nga Kovid-19 miratuan një varg masash lehtësuese për qytetarët e tyre. Spanja ishte e ajo e cila gjatë kohës së krizës miratoi vendim për qasje të garantuar deri te rryma, uji dhe gazi edhe për ata qytetarë të cilët nuk kanë paguar më herët fatura. Ngjashëm veproi edhe Italia e cila për dy muaj rresht i suspendoi pagesat e faturave për ujë dhe energji elektrike, respektivisht Belgjika çdo familjeje i ndau nga 75 deri në 100 euro për faturat e rrymës dhe ujit. Në këtë drejtim, edhe Sllovenia ju doli në ndihmë qytetarëve të saj, me zvogëlimin e rrymës elektrike për qytetarë dhe kompani deri më 20 për qind.
Ndryshe, në arsyetimin e tyre për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind nga KRrE janë shprehur se pandemia ka shkaktuar zvogëlimin e profitit për kompanitë energjetike. Analizat e ndryshme të ekspertë flasin se për vitin e kaluar EVN ka arritur profit prej 36 milionë eurove, MEPSO prej 7 milionë euro dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut, tre milionë euro. (koha.mk)