Protesta në SHBA për shkarkim të prokurorit shtetëror
Uashington, 8 nëntor 2018 – Nën moton “Askush nuk është mbi ligjin” aktivistë amerikanë për sot paralajmëruan qindra protesta në botë, me kërkesë që Donald Tramp të mos pengojë hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.
Organizatorët e protestave, të udhëhequr nga grupi i aktivistëve “MuvOn” (MoveOn) ju bën thirrje qytetarëve që sot në orën 17 të dalin në rrugë dhe për të shprehur mbështetjen për hetimin e prokurorit special Robert Maler. Sipas disa vlerësimeve, në SHBA do të mbahen mbi 900 protesta.
Arsyeja e protestave është zëvendësimi i djeshëm i prokurorit shtetëror Xhef Seshns me ish-shefin e tij të kabinetit Methju Bitejker. Seshns dha dorëheqjen me kërkesën e Trampit, i cili dyshohet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016