Athinë, 14 dhjetor – Kaos mbizotëron në rrugët e Athinës, i shkaktuar nga greva e përgjithshme në të cilën bën thirrje sindikatat kundër masave ekonomike dhe reformave në sektorin e punës dhe sociales, njoftojnë mediat greke.
Prej mëngjesit lëvizja në rrugët e Athinës është jashtëzakonisht e vështirësuar – në grevë janë edhe të punësuarit në transportin e qytetit. Trenat nuk qarkullojnë, sepse punonjësit e hekurudhave protestojnë kundër privatizimit të sektorit. Janë anuluar edhe fluturime, ndërsa anijet janë në porte.
Qendra e Athinës është mbyllur sepse atje ka protesta. Njëra është organizuar nga sindikata kryesore në vend në të cilin janë sektori shtetëror dhe privat. Protestat e tjera janë organizuar nga Partia Komuniste sindikata PAME pjesëmarrësit e së cilës tentojnë të arrijnë deri te Ambasada Amerikane.
Në suaza të grevës së përgjithshme protesta janë organizuar edhe në Selanik dhe qytete të tjera në vend.