Madrid, 26 tetor – Mijëra njerëz protestuan dje para katedrales katolike Almudena në qendër të Madridit kundër planeve për transferimin e mbetjeve mortore të diktatorit Francisko Franko në katedrale, transmeton DPA.
Familjet e dhjetëra mijëra kundërshtarëve të tij, të vrarë ose të burgosur gjatë sundimit të tij 40 vjeçar, janë kundër që ai të varroset në atë vend të shenjtë.
Pjesëmarrësit e protestës mbrëmë thërrisnin: “Kriminelët duhet të mbesin jashtë katedrales”.
Në shtator deputetët spanjoll e miratuan transferimin e mbetjeve të Frankos nga mauzoleumi, ku janë të varrosur dhjetëra mijëra viktima të luftës qytetare nga viti 1936-1939.
Për momentin nuk dihet se ku do të transferohen mbetjet. Familja e Frankos ka dhomë të nëndheshme në katedrale dhe vajza e tij është varrosur aty.
Fondacioni, i cili e mban emrin e tij dhe e promovon përkujtimin e ish-diktatorit, vlerëson se mbetjet e tij duhet të varrosen në katedralen në Madrid.