Kiev, 5 nëntor – Disa qindra persona janë grumbulluar mbrëmë në protesta para selisë së Ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, me kërkesë që të gjejnë dhe të dënojnë përgjegjësit për vdekjen e aktivistet Katerina Handzjuk.
Tridhjetë e tre vjeçarja Kandzjuk ndërroi jetë dje në spital, pasi po mjekohej, pas sulmit me acid më 31 korrik nga i cili ajo mori djegie në 40 për qind të trupit të saj. Arsye për vdekjen e aktivistes Handzjuk tani për tani nuk janë njoftuar zyrtarisht, por disa media ukrainase konfirmojnë se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë. Handzjuk, e cila ishte kundërshtare e fortë e separatistëve prorusë, në shtator nga spitali publikoi një video mesazh ku i bën thirrje ukrainasve për luftë kundër korrupsionit. Për sulmin ndaj saj deri tani janë arrestuar pesë persona.