Nju-Delhi, 16 gusht – Qindra persona sot kanë protestuar në pjesën indiane të Kashmirit, deri më tani Qeveria në Nju-Delhi e siguroi Gjykatën Supreme se gjendja në rajonin e kontestuar është nën kontroll dhe se kufizimet e gjera të sigurisë do të hiqen ditëve në vijim.
Protestuesit kanë mbajtur flamuj të gjelbër musliman dhe transparente me mbishkrim “Ndaloni gjenocidin në Kashmir”. Botë, zgjohu”, duke marshuar nëpër rrugët e Shrinagarit, kryeqytet i Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë.
Një pjesë e protestuesve kanë hedhur gurë mbi forcat e sigurisë, ku ata u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Qeveria indiane paraprakisht sot paralajmëroi se nitëve në vijim do t’i heqë kufizimet për lëvizje të lirë dhe për komunikimet, sepse gjatë këtij muaji në të gjithë Kashmirin janë pezulluar lidhjet telefonike dhe Interneti.