Shenjtori indian Gurmeet Ram Rahim, i shpallur fajtor për përdhunim ndaj dy ithtarëve të tij në vitin 2002, është dënuar me 10 vjet burg. Gjatë debatit në gjykatë, shenjtori ka pranuar përgjegjësinë e tij, duke kërkuar mëshirë. Ndërkohë forcat indiane të sigurisë janë në alarm dhe kanë dhënë urdhër të qëllojnë në rast përpjekjeje për protesta të reja. Në protestat e dhunshme të mbështetësve të magjistarit, kanë vdekur të paktën 38 persona dhe 200 kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në disa shtete si Haryana dhe Punjab, ndërsa në Nju Dehli masat e sigurisë janë shtuar. Sipas mediave indiane, shefi i shoqatës shpirtërore, “Dera Sacha Sauda”, ka braktisur skenat e dëshpërimit, duke qarë publikisht dhe duke refuzuar të ulet në tokë. Me sa duket viktimat janë shprehur të pakënaqur nga gjykimi ndaj magjistarit dhe janë të vendosur të paraqesin një apel kundër një vendimi të konsideruar tepër të butë.