Si çdo të shtunë për më shumë se tre muaj rresht, në Beograd kanë filluar edhe sonte protestat e qytetarëve kundër pushtetit aktual në Serbi. Si rëndom, ata janë tubuar në platenë para Fakultetit Filozofik në Beograd në protestën e emëruar “Një ndër pesë milionë”.
Në protestën e sontme ka folur dramaturgu Sinisa Kovacevic, ndërsa në vazhdim qytetarët do të vazhdojnë shëtinë rrugëve të Beogradit. Është paraparë që studentët të bllokojnë hyrjen zyrtare të radiotelevizionit shtetëror të Serbisë.