Qytetarët gjatë protestës “Një nga pesë milionë” kanë bllokuar hyrjen ne televizionin shtetëror RTS, por një pjesë e tyre, të prirë nga lideri i “Dveri” Bosko Obradovic, kanë hyrë në hapësirat e servisit publik.
Mediet serbe bëjnë të ditur se ka arritur edhe policia. Obradovic ka thënë se Dragan Bujosevic, drejtor i përgjithshëm i RTS-së, ka refuzuar kërkesën që organizatorët në mënyrë të jashtëzakonshme të përfshihen në programin e televizionit.
N1 bën të ditur se pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe janë aty, por se tash për tash nuk po reagojnë.
Obradovic ka thënë se ka njohuri se Bujosevci ka urdhëruar që të mos lejojnë asgjë, sepse “në 21 policia do t’i nxjeërrë nga ndërtesa”.