Kanberra, 10 janar – Australianët dolën në rrugë për të protestuar kundër mosveprimit të qeverisë për ndryshimet klimatike ndërsa zjarret janë aktive nëpër Australi.
Rrugët kryesore në Sidnei u bllokuan ndërsa protestuesit thirrën “SkoMo duhet të shkojë” duke aluduar për kryeministrin australian Skot Morrison, ndërsa të tjerët bartnin pankarta në të cilat shkruante “Nuk ekziston klimë B” dhe “Na shpëtoni nga ferri”.
Protestat u zhvilluan gjithashtu në kryeqytetin australian, në Kanberra dhe në Melburn, të cilat janë ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë.
Australia vitin e kaluar i uli detyrimet e saj në lidhje me Deklaratën e Parisit për klimën. Njëzet e shtatë njerëz u vranë dhe mijëra mbetën të pastrehë pasi zjarret e mëdha shkatërruan më shumë se 10,3 milionë hektarë tokë. Autoritetet australiane u kanë kërkuar më shumë se 250.000 njerëzve të evakuohen për shkak të përhapjes së zjarreve.