Shkup, 10 janar – Një grup i qytetarëve edhe krahas motit të ftohtë dhe dëborës edhe sot kanë dalë në protestë para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë kundër ndryshimeve kushtetuese, njofton Koha.
Ata thonë se protesta është për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, identitetit, historisë dhe traditës së popullit maqedonas dhe kundër, siç theksojnë, “tradhtisë më të madhe kombëtare”.
Në protestën marrin pjesë anëtarë të shoqatave civile Maqedonia bllokon” , “Vëllazëria krishtere”, partia “Maqedonia e Vetme” ” “Tvërdokorni”.
Rruga para Parlamentit tërësisht është bllokuar, ndërsa vërehet edhe prani e madhe e policisë. Parlamenti i Maqedonisë seancën e 75-të në të cilën duhet të debatohet për ndryshimet kushtetuese.
Në rend dite janë propozim-amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, si dhe propozim-ligji kushtetues për shpalljen e amendamenteve, që paraqet fazën e tretë dhe të fundit të procesit të ndryshimeve kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës. (Koha.mk)