Protesta masive në Madrid kundër politikave të bisedimeve për Kataloninë

Mijëra protestues u mblodhën në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.

Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime.

Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën.

Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë.

Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.

Video nga arkivi: Flakë në zemër të Evropës