Disa qindra kundërshtarë të Alternativës për Gjermani ekstreme të djathtë (AFD) mbrëmë kanë protestuar para ndërtesës, në të cilën liderët e kësaj partie nacionaliste dhe antiislamike e festuan hyrjen e tyre në Parlament si fuqia e tretë politike në vend. Me parullat “Gjithë Berlini e urren AFD” dhe “Derrat nazistë”, disa protestues hodhën shishe drejt policive, të cilët u përpoqën t’i mbajnë më larg nga vendi i grumbullimit të ithtarëve të AFD-së.
Protesta kundër hyrjes së AFD në Bundestag kishte edhe në afërsi të sheshit të Berlinit “Aleksandarpallas”. Alternativa për Gjermaninë, sipas rezultateve fillestare, në zgjedhjet e djeshme fitoi 13 për qind nga votat dhe do të jetë partia e parë e djathtë ekstreme në Bundestag pas Luftës së Dytë Botërore.