Përveç aktivitetit të opozitës sot në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka parashikuar në këtë qytet një vizitë në orën 17:00.
Report Tv mëson se kreu i qeverisë do shpërndajë libra falas në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan.
Nga ana tjetër PD ka njoftuar se do ta presë me protestë kryeministrin, duke angazhuar degën lokale për organizimin e tubimit përpara shkollës ku do të mbajë aktivitetin kryeministri.
Ndërsa paraditen e sotme opozita zhvilloi mbledhjen e radhës jashtë Tiranës, pas takimit të Shkodrës, me fokusin situatën kriminale në vend ditët e fundit. PD dhe LSI bojkotuan sërish punimet e seancës së Kuvendit.