Forcat e sigurisë së Algjerisë arrestuan 195 persona gjatë protestave të djeshme kundër vendimit të presidentit algjerian Abdelaziz Buteflika që të kandidohet për mandatin e pestë, njoftojnë mediumet algjeriane.
Siç transmetojnë, baza për arrestimet janë kundërvajtje të ndryshme, si dhe vjedhje.
Dhjetëra mijëra qytetarë edhe gjatë ditës së djeshme sërish u mblodhën në protesta në Algjeri, duke kërkuar që Butefilka të largohet nga pushteti, pas 20 viteve.
Ai të enjten i paralajmëroi demonstruesit se protestat e qeta kundër vendimit të tij që të kandidohet për president të vendit për të pestën herë mund të kalojnë në “kaos”.
Buteflika, i cili është në pushtet që nga viti 1999, vetëm disa herë është paraqitur në opinion nga viti 2013, kur pësoi infarkt. Për momentin është në Zvicër për kontrolle mjekësore.
Në Algjeri disa ditë mbahen protesta kundër kandidaturës së tij për president.(koha.mk)