Protesta kundër ish-mbretit

49

Protestat kundër racizmit që zanafillën e kanë pas vrasjes së afro-amerikanit tanimë janë përhapur në të gjithë botën. Të frymëzuar për atë që po ndodh kryesisht në Amerikë, qytetarët në Belgjikë kanë kërkuar që të hiqet statujat e mbretit Leopoldi i Dytë.

Statujat e mbretit janë mbuluar në ngjyrë të kuqe. Peticionet e bëra online, nismë e cila u ndërmor nga një djalë 14-vjeçar ka bërë që të gjithë qytetarët të kërkojnë nga autoritetet heqjen sa më parë të figurës së mbretit si dhe një bust në qytetin Halle. Mbi 30 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionet për heqjen e monumenteve të tij nga Brukseli, duke e quajtur ish-monarkun të padenjë për kryeqytetin e Bashkimit Europian.

Ata i kanë lënë afat institucioneve kulturore që merren me menaxhimin e statujave dhe objekteve të tjera kulturore që ta heqin deri në fund të Qershorit. Mbreti Leopoldi i Dytë ishte prijës i fronit në epokën koloniale të Belgjikës. Në fundvitet 1800 deri më 1908-ën, trupat belge nën urdhrat e tij masakruan me miliona afrikanë të Kongos që nuk përmbushnin objektivat e mbledhjes së fildishit apo kauçukut për goma.

Skllevërit keqtrajtoheshin edhe silleshin në Belgjikë ku futeshin brenda kafazëve të kafshëve në kopshte zoologjike në mënyrë që të haheshin nga ato. Shumë prej belgëve mendojnë se Leopoldi i Dytë përfaqëson vetëm racizëm dhe nëse nuk hiqet atëherë kjo do të jetë një turp për të gjithë vendin.

Comments are closed.