Robin Olsen la Copenhagenin verën e kaluar, për t’iu bashkuar Romës në Itali, me detyrën për të zëvendësuar një emër si Alisson Becker, që pasi shkëlqeu me verdhekuqtë, u transferua te Liverpool për një shifër prej më tepër se 70 milionë eurosh. Megjithatë aventura e portierit danez në Itali nuk ka qenë aspak në nivelin e pritshmërive, pasi Roma ka pësuar vërtetë shumë gola, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë lehtësisht të evitueshëm.
Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Romës e kanë vërshëllyer shpesh në ndeshjet e fundit mbrojtësin ekstrem, duke mos aprovuar aspak paraqitjet e tij, ndërsa këtë javë kanë gjetur një mënyrë ideale për të shprehur pakënaqësinë. Një tifoz ka shpalosur një pankartë në një ndeshje të Copenhagenit në kampionatin danez, ku në 3 gjuhë të botës, atë danezi, italiane dhe angleze, ka shkruar “Merrni mbrapsht Olsenin”.