Ohër, 15 prill – Një grup i qytetarëve nga Ohri sot në Sheshin e qytetit e mbajtën protestën e tretë të organizuar nga Iniciativa qytetare “Maqedonia mbi të gjitha”.
Ata në këtë mënyrë shprehin kundërshtim për keqpërdorimin e institucioneve shtetërore nga ana e pushtetit, ndërsa në dëm të popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Kërkesat e tyre janë tërheqje, siç thonë, të Ligjit për gjuhët të miratuar me dhunë, anulim të ashtuquajturit Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve dhe të dënuarve për shkak të ngjarjeve në Kuvend nga prilli i vitit të kaluar.