Protesta e opozitës së bashkuar shqiptare filloi në mënyrë tensionuese, kur një pjesë e pjesëmarrësve tentuan dhunshëm ta depërtojnë kordonin policor para Parlamentit në Tiranë.
Përleshje me policinë para Ministrisë së Punëve të Brendshme kishin edhe banorët e lagjes “Astir”, të cilët protestuan tani më katër muaj, sepse shtëpitë e tyre duhet të rrënohen për shkak të ndërtimit të unazës së madhe në Tiranë.
Përveç më shumë se 1.300 nëpunës policie, në mënyrë shtesë janë të angazhuar pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejtë dhe njësitit special “Shqiponja”. Policia është e gatshme të përdorë topa uji.
Pas arritjes së liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha situata është pak më e qetë.
Në vijim është fjalimi i ish-deputetëve para mijëra mbështetësve të grumbulluar të opozitës dhe qytetarëve.
Në ndërkohë, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me automobil të sigurimit të tij kaloi përmes demonstruesve, të cilët brohorisnin “Rama shko”, si dhe fjalë të tjera fyese, ndërsa ka pasur edhe tentim të pasuksesshëm që të pengohet lëvizja e automjeteve.
Në Parlament mbahet seancë plenare, në të cilën betim kanë dhënë deputetët e rinj të opozitës.(koha.mk)