Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë e një grupi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë të pakënaqur me listat e veteranëve dhe njohjet e statusit të invaliditetit.
Mirëpo, Organizata e Veteranëve të Luftës nuk qëndron prapa organizimit të kësaj proteste, shkruan lajmi.net.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë për lajmi.net se personat që do të protestojnë nesër janë të pakënaqur me nivelizimin e shkallëve të invaliditetit.
“Ata janë të pakënaqur me shkallat e invaliditetit, ata janë që i kanë marrë certifikatat e invaliditetit dhe s’janë veteranë” ka thënë Gucati.
Ngucati sqaron se personat që qëndrojnë prapa organizimit të kësaj proteste janë ata që kanë marrë çertifikatat e tyre dhe janë paraqitur në komision, mirëpo ky i fundit nuk u ka njohur të drejtën për invalid, dhe si e tillë, OVL e UÇK-së, nuk qëndron prapa organizimit të kësaj proteste.
“Ata janë që kanë marrë çertifikatat dhe kanë ardhë në komision, dhe komisioni nuk i ka njohur të drejtën për invalidë, kështu që ne nuk qëndrojmë prapa tyre” ka përfunduar Gucati.
Ndryshe, nesër me fillim prej orës 11:00 në Sheshin Skënderbeu është paralajmëruar protestë e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve.