Tiranë, 25 shkurt – Nën moton “Për Republikën, Kushtetutën, kombin, unitetin e popullit”, presidenti shqiptar Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet më 2 mars në orën 17.
Duke e bërë të ditur moton e protestës, nga Kabineti i Metës sqarojnë se qëllimi i tij manifestimi të qetë është ndërgjegjësimi i shqiptarëve për mbrojtjen e sovranitetit të tyre.
“Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj”, qëndron në publikimin nga Kabineti i Metës.
Nga qytetarët, të cilët pret të marrin pjesë në mënyrë masive, kërkohet të mbajnë flamuj kombëtarë dhe buqeta me lule mimozash, të cilat, siç qëndron , e njoftojnë ardhjen e pranverës kuqe-zi për të gjithë shqiptarët të bashkuar kudo që janë.
Nga Kabineti i është dërguar shkresë drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliut, me të cilën e informojnë për ditën, kohën dhe vendin e protestës dhe kërkohet ndërmarrja e masave përkatëse që të sigurohet rendi dhe siguria publike.
Presidenti Meta këtë protestë e paralajmëroi më 19 shkurt, kur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë për shkak siç e quajti, “grusht shtetin” të cilin dëshiron ta finalizojë shumicën qeveritare me ndërmarrjen e kontrollit mbi Kushtetutën.(koha.mk)