Sofje, 13 gusht – Protestat antiqeveritare në Bullgari vazhduan edhe sot, për të 36 ditë me radhë ndërsa tre udhëkryqe në Sofje mbeten të bllokuara nga tendat.
Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqje nga kryeministri Bojko Borisov dhe prokurori shtetëror Ivan Geshev, transmeton agjencia bullgare BTA.
Në qytetin e dytë për nga madhësia në Bullgari, Plovdiv, protestuesit i bllokuan udhëkryqet për çka 19 linja të transportit publik i ndryshuan rrugët.
Protesta mbahen edhe në Zagori të Vjetër, Varnë dhe qytete të tjera në Bullgari.