Evropa, Japonia dhe Kanadaja shpresojnë se takimi i G-7, i cili fillon sot në Bari, do të japë shfaqje të qartë për planet e presidentit amerikan Donald Tramp për masat kyçe, të cilat ai ende nuk i shprehur detajisht. Programi zyrtar i takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore nga Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara është orientuar para së gjithash në pabarazinë, rregullat tatimore ndërkombëtare, kiber sigurinë dhe parandalimin e terroristëve financiarë.
Pjesëmarrësit në takim, i cili do të zgjasë deri të shtunën me kujdes do ta ndjekin ministrin amerikan të Financave Stiven Manuçin, për t’i kuptuar qëllimet amerikane për çështjet, për të cilat Tramo u kërcënua se do ta dëshpërojë grupin, proteksionizmin dhe ndryshimet klimatike. Tramp do të vendosë nëse SHBA-ja do të dalë nga Marrëveshja e Parisit për klimën pas takimit me liderët e samitit më 26 dhe 27 maj, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
“Nëse merret parasysh sjellja proteksioniste e Trampit nuk do të ketë diskutime zyrtare për tregtinë në Bari”, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë italiane të Financave. Kjo temë do të shqyrtohet në samitin në Taormina, Sicili, nga fundi i majit. Edhe pse nuk është përfshirë në programin zyrtar, sipas burimeve, do të ketë edhe diskutime për lehtësimin e borxhit të Greqisë para takimit të ministrave të Financave nga eurozona më 22 maj, i cili do të dedikohet në lëshimin e huave të reja për Athinën.
Kreditorët grekë, duke i përfshirë edhe Bankën qendrore evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar do të ketë përfaqësues të tyre në Bari. Ministrat e G-7 në Bari është planifikuar të nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër mashtrimeve tatimore dhe aktiviteteve tjera të paligjshme financiare. Ata do të tentojnë të gjejnë mënyra më efikase për luftën kundër pastrimit të parave, evazionit tatimor dhe financimit të terrorizmit.