Mediat serbe raportojnë se vajzat serbe, më së shumti nga Nishi e kanë ulur çmimin e shërbimeve të seksit në Kosovë nga 50 në 20 dollarë, transmeton Indeksonline. Vajzat nga Nishi e vajza të tjera nga Krushevci, Vranja dhe Beogradi për vite të tëra shiten nëpër qytetet e Kosovës, ku iu ofrojnë shërbime seksuale me çmim mesatar prej 20 dollarëve pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe shqiptarëve. Sipas të dhënave të ofruar për mediat serbe, nga një banor i Vranjës që thuhet se është i informuar mirë me tregun e prostitucionit në Kosovë, thotë se më së shumti serbe ka në Grand Hotel të Prishtinë, por edhe nëpër rrugë ku hapur ofrojnë shërbime seksuale. Mediat serbe thonë se shumë vajza shkojnë edhe individualisht në Kosovë, vendosen nëpër hotele dhe fillojnë të fitojnë para. Në fakt janë prostitutat serbe ato që i kanë ulur tarifat nga 50 në 20 dollarë. “Jam e papunë, në Nish nuk ka mundësi që të gjej punë. Kohë më parë qëndrova për një muaj në Prishtinë”, thotë një vajzë 21 vjeçare nga Nishi dhe vazhdon se “kam marr një dhomë hoteli dhe pa problem kam siguruar mjaft para”. Krejt ndryshe është situata me prostitucionin elitar brenda shtetit fqinj verior të Kosovës, në Serbi – ku vajza më e re që merret me prostitucion është 12 vjeçare, ndërsa më e vjetra është 60 vjeç. Prostituta Milice Zhivanoviq e njohur me pseudonimin, Mimi Oro dhe disa vajza të tjera janë arrestuar për prostitucion krahas një mashkulli i cili dyshohet si organizator i prostitucionit elitar në Beograd. Kjo, sipas mediave serbe, transmeton Indeksonline, e ka ringritur si çështje edhe lidhjet në mes të estradës serbe dhe zanatit më të vjetër në botë. Te i dyshuari, siç ka njoftuar policia serbe, janë gjetur kontakte, pagesat e vajzave, kodi i sjelljes së tyre me klientët. Vendet që janë përdorur për seks janë hotelet, motelet, sallonet e masazheve, apartamentet, parkingjet dhe vende të fshehta ku kanë shkuar ata që kanë prenotuar seksin me para duke filluar nga pesë deri në 350 euro. Të interesuarit kanë mundur të zgjedhin vajzën apo djalin i cili do të kënaq klientët për një orë apo edhe për një natë të tërë. Mediat serbe raportojnë se në këtë sektor çdo herë e më shumë po zënë vend transvestitët dhe droga.