Shkup, 19 nëntor – Qeveria i miratoi ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar me të cilat propozohet që pragu i regjistrimit të obligueshëm të tatimpagueve të TVSH-së të rritet nga një milionë në dy milionë denarë, transmeton gazeta KOHA.
Me ligjin njëherit parashikohet mundësia që tatimpaguesit të cilët janë të regjistruar për qëllime të TVSH-së kanë të drejtë të refuzimit nga tatimi paraprak me posedim të llogarisë fiskale qarkullimi i përgjithshëm i të cilët nuk kalon 6.000 denarë e lëshuar në pajtim me Ligjin për regjistrim të pagesave të gatshme.
“Me këtë risi në ligj hiqet vërtetimi për pagesë si dokument i obligueshëm i shoqëruar me llogari fiskale për qarkullim deri 6000 denarë, që në masë të madhe kursehen kohë, letër dhe procedurat administrative”, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.
Njëkohësisht, ligji i propozuar ka për qëllim të mundësojë lirim nga pagesa e tatimit të vlerës së shtuar të mallrave të cilat importohen nga ana e forcave ushtarake të shteteve tjera të cilat janë anëtare të NATO-s.(koha.mk)