Para katër ditësh, ekzaktësisht me 13 shkurt trashëgimtarja e famshme amerikane, Paris Hilton u fejua në një ishull privat tropikal, me burrin e saj të ardhshëm Carter Reem.
Ajo zyrtarizoi marrëdhënien e saj, vetëm katër ditë para se të festonte 40-vjetorin e lindjes, të cilin e kishte sot.
Por sot Hillton ndau sot në instagram pamje nga fejesa e saj, ku e veshur me një fustan të bardhë ajo pranoi unazën e fejesës, ndërsa shihet se i dashuri i saj është i gjunjëzuar duke i propozuar.
Unaza e diamantit me prerje smeraldi prej guri, të cilën Hillton e mbante në dorën e majtë, u krijua nga Jean Dousset, nipi i Louis Cartier dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, është mbi 10 karat dhe kushton mbi një milion dollarë.
“Thashë po, përgjithmonë. Me askënd tjetër nuk do të preferoja ta kaloja jetën time përgjithmonë” , shkroi ajo në postimin e saj, duke shpjeguar se udhëtimi i tyre në ishullin ekzotik ishte një surprizë nga i dashuri i saj, për ditëlindje.
“Unë jam i ngazëllyer për këtë kapitull tjetër në jetën time, me një partner që më mbështet aq shumë,” tha Paris Hilton për Vogue. “Marrëdhënia jonë është e barabartë. Ne e bëjmë njëri-tjetrin njerëz më të mirë. Vërtetë ia vlen të presësh”.
Çifti festoi me një darkë familjare më pas, në të cilën morën pjesë motra e nuses, Nicki Hilton dhe vëllai i dhëndrit, Courtney Rim.