Një skenë e denjë për komedi romantike, që për disa minuta ai preku zemrat e tifozëve dhe ngazëlloi të gjithë të pranishmit, është ajo që ndodhni më stadiumin Conero në Ancona të Italisë. Një burrë, i veshur elegant, me xhaketë dhe kollare, i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij.
Stefano nuk mund të gjente vend më të mirë se stadiumi për t’i kërkuar dorën të dashurës së tij. Zbriti në fushën e lojës gjatë ndeshjes Anconitana-Cantiano. I riu u ndihmua nga miqtë dhe të afërmit për t’i treguar gjithë të pranishmëve dhe të dashurës së tij një pankartë me ngjyrë të kuqe që shkruante “Do që të martohesh me mua?”.
Claudia, që shikonte të gjithë skenën nga tribuna, vrapo drejt fushës së blertë për të përqafuar bashkëshortin e tij të ardhshëm që nuk gaboi as një hap dhe respektoi të gjithë ceremoninë e martesës perfekt. Stefano u ul në gjunjë dhe i kërkoi me zë të lartë, atë që ishte shkruar në pankartë. Ajo pa hezitimin më të vogël u përgjigj: “Po, dua”.