Bruksel, 19 nëntor – Franca e ka thënë qëndrimin e vet për reformën në procesin negociues në takimin e sotëm ministror në Bruksel, por jo të gjithë vendet anëtare të BE-së janë të kënaqur me propozimin francez, ka porositur sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen, transmeton gazeta KOHA.
Propozimi francez, megjithatë nuk ka qenë lëndë e debatit të sotëm në Këshillin për punë të përgjithshme në BE, në rend dite ka qenë shkëmbimi i qëndrimeve rreth temës.
Nga ana tjetër, Polonia, Çekia, Sllovakia, Austria dhe Italia nga KE-ja insistojnë në perspektivë konkrete për anëtarësim në BE për vendet e rajonit dhe pajtohen për reformë të procesit nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin negociata në mars 2020.
“I përshëndesim propozimet e gjitha shteteve anëtare, sot nuk kemi biseduar për propozimin francez, kishim tryezë të rrumbullakët për situatën në të cilën gjendemi, e dëgjuam propozimin francez, disa e përshëndetën, tani presim që KE e re të fillojë mandatin e saj sa më shpejtë dhe të propozojë ide për progres në metodologjinë”, ka deklaruar në pres konferencë, ministrja finlandeze dhe kryesuese me takimin e sotëm.
Për presidencën finlandeze me rëndësi është të dërgohet sinjal në rajon se BE mbetet “tërësisht e angazhuar” në zgjerimin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Përsëritëm se nevojitet reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë dhe të përgatiten hapat e ardhshëm për në pranverë”, ka thënë Tupurainen.
Ajo nuk ka mundur të thotë nëse metodologjia e re do t’u referohet vendeve të cilët veçmë negociojnë me BE-në, ose Serbinë dhe Malin e Zi. Për këtë patjetër të pritet qëndrimi i KE-së e cila si roje e konventave është e autorizuar të interpretojë të drejtën e BE-së.
“Nuk është e vërtetë se asgjë nuk bëjmë, të mos bënim asgjë, nuk do ta kishim temën në rend dite sot, kjo periudhë është speciale pasi ka tranzicion institucional”, është përgjigjur ministrja finlandeze në pyetjen e gazetarëve.(koha.mk)