Londër, 16 janar – Një përfaqësues i Partisë konservative të kryeministres Tereza Mej parashtroi propozim për mbajtje të referendumit të ri për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja në procedurë parlamentare.
Propozimi i Dominik Griv, i cili paraprakisht bëri thirrje për referendum të dytë, me siguri nuk do të ketë sukses, sepse i duhet mbështetje nga Qeveria, ndërsa Mej është kundër prononcimit të ri të votuesve.
Parashtrimi simbolik i propozimit kaloi pa debat. U arsyetua si “propozim me të cilin do të mundësohen përgatitje për referendumin për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe dhe BE-së”.