Propozim-ligji për Prokurorinë Publike sot kaloi në Komisionin kuvendor amë për Çështje Evropiane.
Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane e shqyrtuan Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtër dhe vendosën që t’i ndjekin në procedurën e mëtutjeshme, gjegjësisht ato të shkojnë në seancë plenare.
Në tekstin e ligjit për PP-në kishte vetëm një amendament të dorëzuar nga deputeti Syrija Rushidi, të cilin ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk e pranoi dhe nuk ishte miratuar nga shumica në Komision.
Siç sqaroi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, deputeti Panço Minov edhe pse kishte paralajmëruar nuk kishte dorëzuar amendament për ligjin për PP-në.
Për Ligjin për PP-në sot duhet të deklarohet edhe Komisioni kuvendor Ligjvënës-Juridik.