Shkup, 15 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 115-të mori vendim që Kuvendit të RM-së t’i propozojë që Propozim-ligjin për pengimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave të miratohet në procedurë të shkurtuar edhe me flamur evropian.
Siç njoftojnë nga pres shërbimi qeveritar, qëllimi i ligjit është që të miratohet sa më shpejt me qëllim përforcimin e efikasitetit dhe pavarësisë të Komisionit Shetëror për pengimin e korrupsionit dhe përforcimin e kornizës juridike dhe institucionale antikorruptive për parandalimin më efektiv dhe luftën kundër korrupsionit.