Propozim-ligji për parandalimin e korrupsionit nga ana e Qeverisë është lëshuar në procedurë kuvendore, por kësaj radhe me flamur evropian, që të parandalohet çdo mundësi ligji të bllokohet, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ajo sqaroi se ligji tashmë një kohë të caktuar po përgatitet dhe është një prej shembujve tipik si duhet të punohet për një ligj të rëndësishëm, janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e KE-s, dhe sipas asaj, parashikon formimin e komisionit të vërtetë antikorrupsion i cili do të ketë edhe pavarësinë edhe fuqinë të luftojë kundër korrupsionit.
“Bëhet fjalë për tekst i cili parashikon vërtet kritere të larta për cilindo që të zgjidhet kryetar apo anëtar i komisionit. Megjithatë nga ana tjetër komisionit i jep fuqi më të madhe. Do të ketë qasje në sistemet bankare, do të kenë qasje në baza të ndryshme të të dhënave të cilat deri tani kanë qenë të mbyllura. Do të mund të hetojnë korrupsion tek individët, por edhe financimin e partive politike dhe se këtij janë punë të rëndësishme që të tregojmë se ka vullnetet politik për luftë kundër korrupsionit, por edhe të tregojmë rezultatet për luftën kundër korrupsionit”, tha Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në karakollin në Bogorodicë në afërsi të Gjevgjelisë.
Ajo përkujtoi se Ligji paraprakisht ka hyrë në procedurë ligjore, megjithatë ende në Komisioni për sistem politik, siç theksoi, ka qenë e dukshme se VMRO-DPMNE dëshiron ta bllokojë miratimin e ligjit dhe pjesa më e madhe e amendamenteve të tyre për të cilat është zhvilluar edhe diskutim i gjatë ka të bëjë me uljen e kritereve për zgjedhje të anëtarëve dhe uljen e kompetencave dhe fuqinë e komisionit.
E pyetur a mund të jetë kandidate konsensensuale për president të RM-së, Shekerinska tha se për momentin tërë fokusi i Qeverisë dhe por edhe fokusi i saj personal është i përkushtuar në qëllimin strategjik të vendit, ndërsa ndërlidhet me rrumbullakësimin e ndryshimeve kushtetuese dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës.