Shkup, 18 korrik – Propozim-ligjet për arsim fillor dhe për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në arsimin fillor dhe të mesëm kanë hyrë në procedurë kuvendore pasi Qeveria i miratoi në seancë të martën e kaluar.
Komisioni amë kuvendor në seancë sot pothuajse tre orë e konfirmuar rendin e sitës me këto dy pika sepse deputetët të VMRO-DPMNE-së opozitare kanë kërkuar shtyrjen e seancës sepse tekstet e propozimeve i kanë pranuar pardje dhe nuk kanë pasur kohë t’i shqyrtojnë me kujdes që të hyjnë më debat material.Mendojnë dhe se me atë që është caktuar, sipas tyre është përshpejtuar seanca e Komisionit, ndërsa propozimet nuk janë vendosur edhe në seancën e 106-të plenare për më 23 korrik, gjegjësisht pas tre ditëve të punës të Komisionit, shkelet neni 104 i Rregullores së Kuvendit.
Reagoi edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët Surija Rushidi sepse materialet të cilat u kanë mbërritur para dy ditëve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe i është shkurtuar e drejta kushtetuese tÇi lecojë në gjuhën amtare.
Pas pushimit njëorësh e kanë konfirmuar rendin e ditës pasi nuk ishte pranuar propozimi i VMRO-DPMNE-së ai të plotësohet edhe me një pikë të cilën kërkuan të jetë edhe e para në seancën e sotme – gjendja aktuale në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.
Deputeti Dimitar Stevananxhia e kritikoi kryetaren e Komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe sport Zhaklina Llazarevska se tetë muaj nuk ka caktuar seancë, përveç për miratimin e statuteve të universiteteve, ndërsa ka pasur, siç tha, shumë arsye dhe raste deri më tani të diskutohet për gjendjen në arsim.
Llazarevska u përgjigj se debat publik për arsimin do të ketë atëherë kur do të krijohen kushtet gjegjësisht kur MASH-i do të përgjigjet në kërkesën e tyre të dërguar para një muaji për Informacionin për gjendjen në arsim.
Deputeti Dragan Danev tha se ligji që është propozuar nuk sjell reforma thelbësore por është, siç tha, ligj për ligjin.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i cili është propozues i zgjidhjeve të reja ligjore deklaroi për mediat se pret konstruktivitet më diskutimin për propozimet të cilat sot do të shqyrtohen në lexim të parë.
“Mendoj se ka hapësirë dhe shpresë sot të marrë dritë të gjelbër nevoja për miratimin e dy ligjeve shumë tërëndësishëm. Si ministër i Arsmit dhe Shkencës jam i interesuar këto dy ligje të miratohen me konsensus, edhe nga opozita do të kërkoj të na mbështesin, të mos ketë ndarje pushte – opozitë. Gjëa më e mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë këto dy propozim-ligje t’i miratojmë së bashku”, tha Ademi.
Lidhur me pritjet e Komisionit kuvendor amë MASH-i t’u përgjigjet me Informacion për gjendjen në arsim që ai të organizojë debat publik, ai tha se janë të interesuar për një debat të tillë.
“Nuk ikim nga diskutimet dhe duhet të ketë që ta dëgjojmë çdo mendim. Qytetarët dhe deputetët duhet të kenë mendime për gjendjen në çdo fushë, përfshirë edhe për arsimin, ashtu që mund të japin kontribut të madh në atë që ne e bëjmë”, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.