Propozim – buxheti për vitin 2018 garanton menaxhim ekonomik dhe efikas në punën me paratë shtetërore, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke e prezantuar Propozim-buxhetin që dje u miratua në seancën qeveritare dhe u dorëzua deri te Kuvendi. Propozim-buxheti, siç theksoi Zaev i përmban rekomandimet nga debati publik ndërsa qëllimi bazë gjatë përgatitjes së tij ka qenë komponenti zhvillimor për orientimin e më shumë parave ndaj qytetarëve.
“Propozim-buxheti i siguron funksionet bazë të shtetit për pagesë pa pengesa dhe në kohë të pagave, pensioneve, transfereve sociale. Ky është buxhet për qytetarët dhe për stabilitet financiar. Siguron kushte për lëvizje reale të ekonomisë, me ç’rast do të synojmë ndaj realizimit më të madh të investimeve kapitale”, theksoi kryeministri Zaev.