Propaganda xhihadiste “online” klikohet më shumë në Britani

14

Nga një studim i “Policy Exchange” mësohet se Britania është vendi europian i cili tërheq më shumë klikime drejt propagandës xhihadiste që bëhet “online”. Britania zë vendin e pestë si “audiencë” në rang botëror për përmbajtjet ekstremiste pas Turqisë, SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Irakut. Qeveria u ka kërkuar kompanive të mëdha si “Facebook” dhe “Google” të bëjnë më shumë për të fshirë materialet xhihadiste. Studimi kërkon që të nxirren ligje të cilat dënojnë ideologjinë ekstremiste që shfaqet në format më të dhunshme në internet. “Policy Exchange” intervistoi 2001 persona në Britani dhe zbuloi se 74% e tyre e mbështesnin një ligj që i konsideron si kriminale, “konsumin,” që bëjnë në vazhdimësi persona të ndryshëm materialeve ekstremiste online.

Comments are closed.