The ECONOMIST
Për pjesën më të madhe të historisë post-sovjetike politika ruse është duke u parë se si në mënyrë të pashmangshme po lëvizë kah ato të Perëndimit. Pas votimit të Brexit-it dhe zgjedhjes së Donald Trumpit në Amerikë, duket e kundërta po ndodh: stili i politikës i praktikuar nga regjimi i Vladimir Putinit është duke e punuar rrugën e saj në drejtim të perëndimit. Heroi im i preferuar është Putini”, ka thënë Rodrigo Duterte, presidenti brutal i Filipineve. Trump e quajti Putinin “një lider shumë më i madh se presidenti ynë”. Nga Mesdheu e deri në Paqësori, Z. Putin është nderuar si një shembull nga nacionalistët popullistët dhe diktatorët. “Heroi im i preferuar është Putini”, ka thënë Rodrigo Duterte, presidenti brutal i Filipineve. Në Itali, Five Star Movement (Lëvizja me pesë yje) i Beppe Grillos doli në anën e Putinit kundër Perëndimit, dhe Northen League (Liga veriore) kundër imigrantëve, e udhëhequr nga Matteo Salvini, ishte e entuziazmuar nga Rusia e tij. “Nuk ka imigrant klandestinë, nuk ka tregtarë të tyre dhe nuk ka kampe të Romëve në Moskë”, ka shkruar në Twitter, Salvini gjatë vizitës së tij më 2014.
Në Francë Marine Le Pen, Fronti nacional e së cilës morri kredi nga Banka e Rusisë, e sulmoi Bashkësinë Evropiane dhe SHBA-në se janë shumë agresivë ndaj Rusisë. Me fjalët e Dimitar Bechev, autorit të librit të ardhshëm për Rusinë në Ballkan, “Putin gëzon një status kult me të gjithë duke mbajtur armiqësi kundër Perëndimit”. Askund ky status nuk është më i madh se te nacionalistët djathtist të Amerikës. Matthew Heimbach, themelues i Traditionalist Worker Party (Partisë tradicionale të punëtorëve) dhe një luftëtarë kundër “degjenerimit anti-kristian”, ka thënë për New York Times se ai e sheh Putinin si “lider i botës së lirë”. Ai bëri thirrje që të krijohet “Internacionalja tradicionaliste” – duke iu referuar Internacionales komuniste të krijuar më 1919. Herën e fundit kur Rusia kishte një rol të tillë në kristalizimin e ideve anti-regjim ishte në vitet 1920’ta dhe 1930’ta, pas revolucionit Bolshevik. Kur Stalini shkroi se Bashkimi Sovjetik u bë “qendra e hapur e lëvizjes botërore revolucionare”, kjo nuk ishte vetëm propagandë. Në librin e saj, “Moska, Roma e katërt”, Katerina Clark, një historiane, shkroi se Moska aspiron të shndërrohet në një qendër të qytetërimit të ri, duke tërhequr intelektualë perëndimorë dhe duke pretenduar të jetë i vetmi trashëgimtar legjitim për artistët më të mëdhenj të botës. “Moska si koncept është koncentrimi i ardhmërisë socialiste e gjithë botës”, shkroi kinematografi sovjetik Sergei Eisenstein në vitin 1933. Sot, 25 vjet pas rënies sovjetike, Rusia përsëri shihet si një emblemë – kësaj here të rendit të nacionalizmit imperialist. Dhe si në vitet e 1930-ta, izolimi i saj nuk e parandalon të kyçet në trendin global popullist dhe anti-regjim. Basti i Kremlinit në partitë të krahut të djathë të margjinalizuara është paguar pasi ata lëvizën nga rrjedha e përgjithshme. Ai ka fryrë me dezinformata dhe propagandë si nëpërmjet të kanaleve të tij zyrtare të medias, siç është RT dhe rrjeteve të lajmeve Sputnik, edhe nëpërmes të mijëra postimeve të paguar në internet. Sulmet e tij sajber kundër shteteve të Perëndimit prodhuan mijëra depo të emaileve dhe dokumenteve të cilat i janë hedhur në duar mediave të jashtme, duke çrregulluar zgjedhjet presidenciale në Amerikë në favor të Trumpit. Sipas Bruno Kahl, shefi i Agjencionit të inteligjencës së brendshme gjermane, BND, “Evropa është në fokus” të sulmit sajber dhe dezinformacionit të Rusisë – e sidomos Gjermania e cila do t’i mbajë zgjedhjet në vjeshtën e ardhshme. Spiunët francez thonë se mbështetësit e Rusisë gjithashtu mund të përzihen në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi. Këto aktivitete na përkujtojnë në të ashtuquajturën “matjet aktive”, që kanë pasur për qëllim të përçajnë dhe diskreditojnë demokracitë Perëndimore. Në Gjermaninë perëndimore, thotë Anton Shekhovtsov, eksperti për lëvizjet e djathta ekstreme në Evropë, KGB-ja mbështeste jo vetëm Partitë komuniste dhe militantët siç ishin Brigadat e Kuqe, por edhe grupet e djathta ekstreme. Në dallim prej socialistëve të viteve 1930-a, Kremlini dhe miqtë e tij janë duke u udhëhequr jo shumë prej ideologjisë sa nga oportunizmi (dhe, në rastin e Rusisë, korrupsioni). Caku kryesor i Z. Putin nuk është të prezantojë një model alternativ politikë por të minojë demokracitë perëndimore modelet e të cilave paraqesin kërcënimin ekzistencial për rregullin në shtëpi të tij. Duke jetuar përmes kolapsit sovjetik, ai është shumë i vetëdijshëm se tërheqja e prosperitetit, të bazuar në vlera perëndimore kanë ndihmuar rënien e komunizmit. Tërheqje e kësaj ideje liberale demokratike lejon propagandistët rus të kërkojnë fitore. Putin është i kujdesshëm të mos përkrah adhuruesit e tij, qoftë Le Pen, Trump apo aktivistët radikal nacionalistë. Presidenti e proklamon veten si “nacionalisti më i madh në Rusi”, por nacionalizmi të cilën ai e paraqet më tepër është imperialist se sa në bazë etnike. Rusia ka afër 20 milionë muslimanë, që krijon të rrezikshme shprehjen zyrtare të shovinizmit religjioz apo racor. Alexander Verkhovsky, ekspert për nacionalizmin rus, vëren se derisa përkrahësit e Kremlinit manipulojnë me nacionalizmin anti-perëndimor, ai ka lëshuar rrënjët në grupet ultra-nacionaliste në vet Rusinë nën presionin e paparë. Në gusht një gjykatë në Rusi e dënoi Alexander Belov, udhëheqës i Lëvizjes kundër imigrantëve ilegal (DPBI) të ndaluar, në shtatë vjet e gjysëm burg. Parulla e DPNI-së është “Rusia për rusët (etnikë)”. Muajin e kaluar një demonstratë nacionaliste ishte kufizuar larg në periferi të Moskës. Rreth 12 marshues ishin arrestuar. Kremlini “po e lufton nacionalizmin etnik me versionin e vet të nacionalizmit shtetëror”, shkruan Verkhovsky – të bazuar në luftëra dhe arritjet tjera shtetërore, jo në identitetin etnik. Sipas pikëpamjes së Z. Putin kombi duhet të konsolidohet rreth ngjarjeve, personazheve dhe ideve të ofruara nga Kremlini. Regjimi ishte frikuar nga dhuna, e ndodhur spontanisht nga radikalët dhe huliganët e futbollit në Moskë në vitin 2010, dhe nga protestat e stërzgjatura anti-Putin në vitet 2011-2012 të cilat i sjellën liberalët dhe nacionalistët të bashkuar. Si përgjigje, ai u paraqitë me nacionalizmin shtetëror imperial duke e aneksuar Krimenë dhe duke shkaktuar luftë në Ukrainë. Duke bërë kështu që me sukses të ndahen nacionalistët. Shumë protestues nacionalist u mblodhën rreth kauzës imperiale. Protestat liberale u demoralizuan. Disa nga radikalët shkuan për të luftuar në Donbass, dhe më pas u shfaqën në Siri. Aksionet ruse jashtë shtetit i lejuan Putinit që t’i kanalizojë protestat nacionaliste të të gjitha llojeve larg nga elita e tij e korruptuar. E megjithatë, derisa zoti Putin e njeh potencialin e populizmit nacionalist në Amerikë dhe Evropë për të diskredituar demokracitë, ai e di se ky është një substancë i rrezikshëm. Në fund të fundit, fitorja e Trumpit mund të shërbejë si një frymëzim për kundërshtarët e Putinit, që e shohin atë si mishërim i regjimit të korruptuar.