Një lokal është bojkotuar nga disa njerëz, kryesisht prindër pasi nuk lejonte që aty të hynin fëmijë nën moshën 12 vjeç. Bob Higginson ka hapur lokalin para një muaji në Brixham, “Devon” duke vënë një tabelë që ndalonte hyrjen e 12-vjeçarëve. Që nga ai moment, ai u përball me disa telefonata që kërkonin të bojkotonin vendin pasi ishte një diskriminim ndaj fëmijëve. “Qëllimi im është tjetër, kërkoj njerëz të rritur që duan paqe dhe qetësi. Unë doja që njerëzit të vinin e të bisedonin të qetë me njëri-tjetrin, duke mos u shpërqendruar nga zhurma që shkaktojnë fëmijët”, tha pronari për Metro duke shtuar se ata shpesh thyejnë gjëra me vlerë. Ndërkohë, Bob bëri të qartë se qentë lejohen pasi nuk shkaktojnë zhurmë dhe rrinë në qetësinë e tyre. Shumë njerëz kanë reaguar duke e quajtur lokalin e tij si vend të zymtë, të errët që nuk transmeton aspak lumturi.