Votuesit nga qarku rural në Nevadë, ku tradicionalisht janë simpatizantë të republikanëve, në zgjedhjet e zgjodhën të ndjerin Denis Hof, pronar i disa shtëpive publike.
Hof, i cili vdiq muajin e kaluar, e mori mbështetjen e 63 votuesve në njësinë e tij zgjedhore. Duke pasur parasysh atë se fletëvotimet tashmë ishin shtypur në momentin e vdekjes së tij, ato nuk kanë mundur të tërhiqen. Ai ishte i akuzuar për dhunim nga ana e dy grave, por i mohoi pohimet e tilla.
Vendi i tij i të deleguarit tani konsiderohet i zbrazët, kështu që një komision i posaçëm nga ajo njësi zgjedhore do ta caktojë trashëguesin e tij, lajmëroi DPA.
Pronari i pasur i bordeleve, vdiq në njërin prej tyre më 16 tetor, ku një natë më parë, me një festë madhështore e festoi ditëlindjen e tij të 72-të.