Në Itali është folur shumë për marrjen e aksioneve të klubit të Milanit nga ana e një prej njerëzve më të pasur në botë, francezi Bernard Arnault. Ky i fundit zotëron shumë kompani të njohura të veshjeve dhe stilimit, mes të cilave edhe Louis Vuitton që e ka blerë së fundmi.
Ndërkohë ish-futbollisti dhe agjenti Massimo Brambati ka hedhur “bombën” në Itali. Ai e ka quajtur fakt të kryer blerjen e Milanit nga Arnault, duke nxjerrë edhe disa prapaskena. Sipas këtyre fjalëve, Zlatan Ibrahimoviç u bind për t’u kthyer te Milani pikërisht nga kjo gjë. Ndërsa si trajner i menjëhershëm me ardhjen e Arnault do të jetë Allegri, megjithëse ëndrra e së ardhmes mbetet Guardiola.
Një rikthim te Milani do të ketë në staf edhe për Ariedo Braida, ndërsa Gazidis do të largohet. Boban do të qëndrojë të kuqezinjtë edhe me pronarin Arnault, ndërsa për pozicionin e Maldinit nuk ka ende dijeni.