Pronari i Louis Vuitton: As që po mendoj ta blejë Milanin!

Thashethemet vazhdojnë për interesin e mundshëm të Bernard Arnault për blerjen e AC Milan. Një nga personat më të pasur në botë, Arnault i cili ka pasuri me vlerë prej 76 miliardë dollarëve dhe ka në pronësi markat e njohura LVMH, duket se nuk ka dëshirë të blejë Milanin, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha.

Thashethemet ishin rikthyer dje nga një intervistë nga Giorgio Armani në Corriere della Sera, në të cilën ai foli për rolin e tij për Milanin: Bernard Arnault dëshiron të blejë skuadrën e Milanit”, ishin fjalët e Armani që kishin ndezur thashethemet.

Nga ana e Arnault, megjithatë, kanë ardhur mohime të reja. Një zëdhënës i grupit LVMH i tha Gazzetta dello Sport: “Unë mund të mohoj për herë të pestë çdo interes të LVMH dhe presidentit të saj Bernard Arnault, madje personalisht. Asnjëherë nuk kemi menduar për Milanin”, tha ai.