Shkup, 24 gusht – Gjatë ditës së djeshme është sulmuar hotel “Arka” nga 20 huliganë të organizuar nga Enver Aliji, pronar i një ndërtese ilegale që po ndërtohet në afërsi të Çarshisë e Shkupit. Kështu thotë pronari i hotelit “Arka”, Sasho Xhikovski, sipas të cilit, policia ka ndërhyrë disa herë, por nga stacioni policor i Bit Pazarit, janë arsyetuar se nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë e tyre dhe nëpërmjet telefonit i kanë rekomanduar të sigurojnë sigurim personal.
“Për momenti në hotel kemi 30 mysafirë të huaj dhe ne nuk mund t’u shpjegojmë të gjithë situatën. Ky sulm disa muaj po ndodhë si rezultat i marrjes me dhunë të hotelit dhe zonës së parkingut. Dhe është në bazë nacionale ndaj familjes tonë, si familje e fundit maqedonase që vepron në Çarshinë e Shkupit dhe në këtë pjesë të qytetit. Janë informuar të gjiha institucionet përkatëse, por nuk kemi përgjigje”, thotë Xhikovski në një letër të hapur drejtuar mediave. (koha.mk)