Shkup, 28 shtator – Pronarët e kafshëve shtëpiake kanë obligim të vaksinojnë kafshët e tyre shtëpiake kundër tërbimit, sëmundjes së rrezikshme për shëndetin dhe jetën e kafshëve dhe njerëzve që në vend është në vënë në kontroll dhe nga viti 2012 e këndej nuk është paraqitur.
Këtë sot e ka deklaruar drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov i cili ka marrë pjesë në shënimin e ditës globale për luftës kundër tërbimit, 28 shtator që u mbajt në Parkun e qytetit nën moton “Tërbimi përfundon këtu”.
“AUV zbaton çdo vit vaksinim vjeshtor dhe pranveror oral, ndërsa obligim i pronarëve të kafshëve shtëpiake është t’i vaksinojnë”, ka thënë Atanosov.
Vitin e kaluar në sistem janë vendosur mbi 3.045 kafshë shtëpiake kundër tërbimit për dallim nga ky vit, deri më 24 shtator, kur në sistem janë vendosur më shumë se 60 mijë kafshë shtëpiake të vaksinuara kundër tërbimit.
“Me vaksinimin ose mbrojtjen e kafshëve shtëpiake pronarët mbrojnë veten dhe ata rreth tij. Me mbrojtje shëndetësore të kafshës shtëpiake e përmirësojnë mbrojtjen e rrethit dhe me këtë tregojnë se janë të përgjegjshëm ndaj vetes, të dashurit e tyre dhe shoqërinë”, ka thënë Atanasov.
I pyetur nëse qentë endacakë janë vaksinuar kundër tërbimit ai me përgjigje se obligim ligjor i gjitha strehimoreve kur do të ndiqen qentë endacakë është të kontrollohen, mjekohen dhe të vaksinuar kundër tërbimit dhe pastaj t’i kthejnë në vendin nga ku janë ndjekur.
Atanasov ka thënë se në vitin 2017 asnjë komunë nuk ka sjell program në përballjen me problemin e qenve endacakë, ndërsa tani janë ngritur 60 programe ku 40 janë miratuar.
Në këtë ngjarje, persona profesionist të Agjencisë, Fakultetit për Veterinari dhe Mjekësi dhe përfaqësues të Shoqatave të veterinarisë kanë dhënë këshilla për mbrojtje shëndetësore dhe ushqyerjen e kafshëve shtëpiake.