Ministrit Ben Waits, i regjionit të Flandrisë i është vjedhur biçikleta derisa sa ishte në konferencë për media duke promovuar çiklizmin, transmeton Reuters. Waits ka prezantuar planin e investimeve me anë të së cilave për stazat e biçikletave janë ndarë 300 milionë euro deri në vitin 2019. “Biçikleta ka qenë e mbyllur kur e kemi lënë, megjithatë pas gjysmë ore kur jemi kthyer nuk ishte”, ka thënë zëdhënësi i ministrit.