Shkup, 28 shtator – Federata e Mundjes së Maqedonisë në krye me njeriun e parë të saj Betim Vrenezi, në palestrën sportive “Boris trajkovski”, aty ku sot do të fillojë Kampionati Botëror në mundje stil i lirë, promovoi projektin e madh “Zhvillimi i mundjes në Maqedoni”, ku klubeve nga Maqedonia iu ndanë pajisje me vlerë prej 200 mijë euro”, raporton gazeta KOHA.
“Pas nesh është një prej ditëve më të mëdha në historinë e mundjes në Maqedoni. Dashamirë, mundës, trajnerë, legjenda të mundjes, mysafirë të shumtë prej vendit dhe jashtë, të gjithë së bashku i prezantuam investimet e mëdha, të nevojshme për nisjen me punë të projektit gjigant ‘Zhvillimi i mundjes në Maqedoni’. Tetë tapete të reja dhe qindra elemente stërvitëse, tuta dhe këpucë sportive dhe shumë e shumë gjëra, prej sot e deri të dielën iu ndanë dhe do tu ndahen gjithë klubeve të mundjes në Maqedoni dhe pastaj do të nisim me realizimin e projektit, bashkë me legjendat e mundjes, Shaban Sejdiu dhe Zoran Shorov”, deklaroi Vrenezi.
Ndryshe, promotor të këtij projekti ishin Shaban Sejdiu dhe Zoran Shorov.