Shkup, 4 tetor – EVN Maqedoni në kuadër të Projektit “Elektromobilitet me EVN” ka vendosur mbi 40 stacione për mbushje të automjeteve elektrike në 17 qytete nëpër Maqedoni, zakonisht janë lokalitete qendrore në parkingje të kapshme publike. Prej tyre 21 stacione janë të vendosura në Shkup, ku ka edhe stacione të vendosura në kuadër të objekteve frekuentuese biznesi si hotele, restorante dhe shoping qendra.
Çdo pronar i interesuar i automjetit elektrik mund ta shfrytëzojë rrjetin e karikuesve elektrikë të EVN Maqedoni. Që të mundet ta bëjë këtë është e domosdoshme që të paraqitet në kompani de të marrë kartelë elektronike me të cilën aktiviziohet mbushja. Siç informoi kryetari i KD të EVN Maqedoni, Shtefan Peter, deri në fund të vitit në kuadër të projektit “Elektromobilitet me EVN” mbushja e automjeteve elektrike do të jetë falas, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të caktohet çmim që pritet të jetë më i ulët nga çmimi i benzinës.
“EVN në suaza të projektit për elektromobilitet tashmë një vit punon në vendosjen e karikuesve në 17 qytetet e Maqedonisë, zakonisht në sheshet qendrore që të mund të gjenden lehtë, ndërsa me këtë e zgjidhin problemin e kilometrazhës së vogël që disa automjete elektrike mund të arrijnë. Në Shkup tashmë kemi instaluar më shumë se 10 karukues, nga të cilët një në verëtarinë Kamnik. Hap të ardhshëm e kemi që të hyjmë në bashkëpunime komerciale me disa hotele dhe restorante që edhe atje të vendosim karikues”, deklaroi Peter.