Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta me N.P “Parqe dhe gjelbërimet”- Shkup, për rregullimin hapësinor dhe përmirësimin e hapësirave të gjelbërta të Komunës së Çairit, sot së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes, Ardijan Muça dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, promovuan “Parkun e gëzimit”, një hapësirë e re e gjelbërt në teritorin e komunës së Çairit.
“Kjo është vetëm një segment nga shumë projektet e përbashkëta të planifikuara me NP ‘Parqet dhe gjelbërimet’ për rregullimin e hapësirave të gjelbërta përgjatë gjithë territorit të komunës sonë. Vetëm me kontribut të këtillë të përbashkët institucional Çairi do të jetë çdo ditë më i bukur dhe më i pastër”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij në Fejsbuk.