Shkup, 30 nëntor – Në Kodrën e Diellit sot janë promovuar tetë kros kantri shtigje të emërtuara alpiniste-çikliste të cilat gravitojnë rreth qendrës së skijimit, aktivitet projektues i zbatuar nga klubi i alpinistëve Shara Ski. Në periudhën e fundit është kryer emërtimi i shtigjeve. Bëhet fjalë për shtigje tani më aktuale, por që janë shtigje të braktisura, ndërsa një pjesë e tyre janë të reja.
“Projekti ‘Kodra e Diellit cross country trails’ ka dy aspekte. Me projektin i kemi rindërtuar dhe kemi shtuar në emërtimin ekzistues të shtigjeve, janë përgatitur dhe vendosur udhërrëfyes, janë emërtuar shtigjet me GPS pajisje, janë shënuar koordinata dhe karakteristika në rrugët, janë caktuar vende për pauzë përgjatë rrugës, janë vizatuar harta nga secila rrugë me të gjitha të dhënat. Këto vende janë vendosur edhe para pllajës së tarracës në Konak, si dhe në afishet. Aspekti i dytë është përgatitur në Info pako/broshurat për cross country trails në Kodrën e Diellit. Broshura do të përmbajë informacione për emrin, lokacionin dhe gjatësinë e cross country shtigjeve, si dhe dallimi real, koha e nevojshme për vozitje në secilën prej shtigjeve, objektet infrastrukturore përgjatë rrugës dhe të ngjashme”, deklaroi Jovan Jovanovski nga Shara Ski.
Për shfrytëzimin e shtigjeve, shfrytëzuesve potencialë në dispozicion do t’u jenë shumë mjete.
Shtegu alpinist çiklist i quajtur “Repetitor MPRT” është më i shkurti me tre kilometra dhe kohëzgjatje mesatare për kalim prej një ore. Shtigjet “Vakuf” dhe “Golema Smreka” kanë gjatësi të njëjtë nga 17 kilometra. Më i gjatë është shtegu “Sharski vodi” ose 90 kilometra dhe kohëzgjatja prej 8 deri në 10 orë. Shtigjet tjera quhen “Sharplaninsko baçilo”, “Vërganj”, “Leshnica” dhe “Jelak”. as/fb/