Promovohen dy librat e para të shkrimtares Liber Emini

52

Kumanovë, 23 korrik – Sot në qytetin e Kumanovës u bë promovimi i dy librave të shkrimtares së re, Liber Emini. Libri i parë i autores quhet “Nëse ne jo, kush? Dhe Nëse sot jo, kur?”, ndërsa libri i dytë “Gjithçka që një burrë di për një grua”, shkruan gazeta KOHA.

Recenzionin e librit e kishte bëtë prof. Ardian Ramadani, i cili para të pranishmeve tha se tej mase i ka lënë përshtypje qasja e autores që ka bërë në librat e parë të saj, që siç u shpreh ai, është e vështirë edhe për shkrimtarët më me përvojë e lërë më edhe për një shkrimtare të re.

“Atë që e ndjen në shpirt dhe atë që e ka në mëndje, Liberi ia ka sjell publikut. Mendoj që me leximin e librit do të befasoheni me qasjen e autores që i ka bërë ndaj jetës, realitetit dhe rrethit i cili na rrethon ditëve tona”, tha Ramadani.

Sipas autores, në librin e parë flitet për fenomenet shoqërore dhe sociale të viteve të fundit në shoqërinë tonë. Ndërkaq, libri i dytë ka një qasje filozofike ndaj fenomeneve dhe raporteve burrë-grua. Autorja në këtë libër ka këshilluar se si duhet të njihet natyra e femrave dhe njëashtu natyra e meshkujve nga femrat. Ajo tha që për librat ka punuar gjatë kohës së studimeve. “Dëshiroj ti falënderojë të gjithë të pranishmit që edhe për shkak të pandemisë me virusin korona, kanë gjetur kohë për të më nderuar me prezencën e tyre dhe për ta madhështuar këtë eveniment”, tha në fund shkrimtarja Emini.

Ndryshe, të pranishmit i mirëpritën dy botimet e para të shkrimtares së re Liber Emini, me të cilën e dëshmuan me një prezencë të madhe në sallën e promovimit të librit. (koha.mk)

 

Comments are closed.