Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot në Kodrën e Diellit do të ketë fjalim në promovimin e projektit të ri për “Uljen e rrezikut nga përmbytjet në Rajonin e Pollogut”. Projekti është i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës, ndërsa do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme përmes Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, komunat nga rajoni dhe një numër i madh i institucioneve të nivelit kombëtar dhe lokal.
Në ngjarje, siç informojnë nga MMJPH, do të nënshkruhet edhe Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Konfederatës së Zvicrës për ndarje të ndihmës teknike dhe financiare për realizim të projektit “Përmirësim i shërbimeve për menaxhim me mbeturina në Rajonin e Pollogut”. Projekti është në vlerë prej 1.900.000 franga zvicerane dhe duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2020. Para të pranishmëve do të kenë fjalime edhe ambasadorja e Zvicrës Sibil Sutera Tehada, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton dhe kryetarja e Këshillit të Rajonit të Pollogut Teuta Arifi.