Zagreb, 11 shkurt – Promovimi i librave “Kosova” VI,VII dhe VIII në Zagreb, në kuadër të “Javës së Kosovës” në Kroaci në bibliotekën e qytetit “Bogdan Ogrizoviq” mblodhi intelektualë të njohor shqiptarë në Kroaci si dhe akademikë kroatë,ndër të cilët edhe Tonko Maroeviq dhe August Kovaçec, raporton Koha.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, zëvendës ambasadorja e Shqipërisë,Elvira Isufi dhe Bashkim Misimi këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj – deputete, Shuip Ziberi – kryetar i Këshillit Shqiptar të Zagrebit, Esat Çollaku – kryetar i Unionit shqiptar në Kroaci , Dr Gëzim Rexhepi dhe të tjerë.
Duke folur për tri vëllimet e fundit të “Kosovës”, profesor Nijazi Muhamedi tha se autori ka bërë një punë enciklopedike, që duhet t’i sherbejë si model historiografisë sonë ende gjithnjë të ngarkuar me koncepte ideologjike dhe diktat të historigrafisë së Beogradit.
Sipas Muhamedit,kjo vepët u jep përgjigje shumë çështjeve që kanë të bëjë me raportet politike të shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar, ku edhe kanë gjenezën disa probleme me të cilat ballafaqohet bota shqiptare.
Nga ana tjetër, autori Buxhovi pasiqë sqaroi konceptin historiografik mbi të cilin është mbështetur, foli edhe për problemet aktuale politike në hapësirën shqiptare, veçmas atë që ndjek shteti shqiptar dhe Kosova, me ç’rast theksoi se qeveritarët në Tiranë dhe Prishtinë, jo vetëm që nuk kanë qenë në nivel të përgjegjësisë politike që tranzicioni shqiptar të shfrytëzohet si duhet, por ata këtë e shfrytëzuan për interesa private-klanore, duke e kthyer pushtetin në instrument kundër shtetit.
“Në këto rrethana nuk është për t’u habitur se të tillët janë në gjendje që të hynë edhe në pazare që shkojnë në dëm të interesave fundamentale shqiptare,sidomos atyre që kanë të bëjë me rrumbullaksimin e shtetësisë së Kosovës – të arriturës më të madhe të këtij shekulli në përputhje me mbrojtjen e sovranitetit të saj ndërkombëtarisht të njohur edhe nga GJND-ja. Buxhovi,po ashtu, ishte kritik edhe ndaj intelektulëve, shumë prej të cilëve u kthyen në vasal të politikës, gjë që në këtë mënyrë u bëmë pjesë e së keqës që ka pllakosur botën shqiptare saqë të humbet besimi te ardhmëria”, theksoi Buxhovi para të pranishmëve, transmeton Koha. Promovimi u përcoll me një recital të aktorit Pajazit Murtishi nga Amerika. (koha.mk)